E rëndë/ Para syve të prindërve foshnja 7 muajshe gëlltit lodrën, ndërron jetë sapo mbërrin në spital

Sep 22, 2020 | 10:56
SHPËRNDAJE

Një foshnjë shtatë muajshe ka humbur jetën, pasi ka gëlltitur një lodër, me të cilën ka qenë duke luajtur.

ambulaza

Mediat fqinje shkruajnë se ngjarja e rëndë është regjistruar në Itali, në zonën e Brescia, ndërsa vogëlushja ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se vajza mund të ketë gëlltitur një lodër të vogël, ose pjesë të një tullumbaceje të shfryrë, e cila nuk po e lejonte të merrte frymë.

E gjithë skena ka ndodhur para prindërve të saj. Ajo është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ishin prindërit me origjinë indiane, kur kuptuan se vajza e vogël kishte problem me frymëmarjen, lajmëruan 112, e fundit kjo që nisi helikopterin.

Helikopteri e dërgoi vazjën në spitalin Papa Gjoni XXIII, në Bergamo, por ajo ndërroi jetë.

Lidhur me ngjarjen Prokuroria ka nisur hetimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura