E rëndë në Vienë, plagoset me thikë në shpinë 30-vjeçari! Mediat austriake: Autori është zyrtar shtetëror shqiptar! U pa me njolla gjaku tek shkallët

Feb 1, 2023 | 12:50
SHPËRNDAJE

Një i ri është plagosur me thikë nga një avokat shteti shqiptar në një apartament në Vienë.

viene

Sipas mediave vendase, plagosja e 30-vjeçarit ka ndodhur rreth orës 16:00 të pasdites së të martës.

Autori i dyshuar i ngjarjes, po ashtu 30-vjeç, është parë me shenja gjaku në trup në shkallë, por pa lëndime të dukshme. Ndërsa i plagosuri është gjetur me një plagë në shpinë përpara apartamentit.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesë është gjetur edhe thika me të cilën u godit i riu nga zyrtari shtetëror shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar.

Ai është arrestuar dhe do të merret në pyetje. Sipas mediave austriake, autori i dyshuar i ngjarjes është avokat shteti në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura