E rëndë në Tiranë, burri tenton t’i japë fund jetës pasi dyshonte se ishte infektuar me Covid

Dec 2, 2020 | 10:51
SHPËRNDAJE

auto_policia-e-tiranes1486127438-1-700x525

Një burrë i cili dyshonte se ishte infektuar nga koronavirusi ka tentuar që t’i japë fund jetës, i mbërthyer nga depresioni dhe gjendja e rënduar psikologjike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Tiranë, raporton News24.

Bëhet fjalë për një 57-vjeçar i cili ka prerë damarët në banesën e tij.

Mësohet se shtetasi R. Sh. fatmirësisht ka shpëtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

I pyetur nga policia, ai ka deklaruar se veprimin e ka kryer në momente depresive, pasi dyshonte se ishte infektuar me Covid-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura