E rëndë në Tiranë, aksidentohet ambulanca. Vdes pacientja 42-vjeçare, infermieri në gjendje kritike

Nov 28, 2021 | 7:39
SHPËRNDAJE

Nje ngjarje e rende eshte shenuar prane Rinasit, ku ambulanca e spitalit te Krujes eshte aksidentuar me nje tjeter mjet e per pasoje ka humbur jeten pacientja 42 vjecare e ndodhet ne gjendje kritike infermieri.

ambulanca aksident rinas

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.

aksidenti ambulanca rinas joq

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe.
Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura