E rëndë në Pogradec/ Pas dhunës, gruaja zbulon të vërtetën e frikshme për burrin

Dec 12, 2017 | 21:50
SHPËRNDAJE

Gruaja e akuzon per dhune, por i zbulon edhe ate qe bente me femijet e tyre te mitur.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin e shtetasit Shyqyri M, 56 vjeç, banues në fshatin Alarup-Pogradec.

policia-e-shtetit

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 12.12.2017, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij shtetasja T.M, 34 vjeçe, e cila ka deklaruar se ky shtetas ka ushtruar dhunë të vazhdueshme fizike e psikologjike ndaj saj.

Gjithashtu sipas pretendimeve të kësaj të fundit, shtetasi i lartpërmendur ka kryer veprime të turpshme me fëmijët e tyre të mitur 5 dhe 7 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Dhuna në familje” dhe “Vepra të turpshme” parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 108 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura