Ra në një kanal vaditës, 51-vjeçari në Kurbin humb jetën rrugës për në spital! Policia jep detajet për ngjarjen

Aug 18, 2022 | 21:54
SHPËRNDAJE

Ylli Tafili, 51-vjeç ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme rrugës për në spitalin e Kurbinit. Policia bën me dije se ai ka rënë në një kanal vaditës gjatë orëve të mbrëmjes nga ku është nxjerrë nga të afërmit e tij për t’u dërguar në banesë ku dhe ka marrë ndihmën e parë.

ambulanca

Pasi ka shfaqur komplikime shëndetësore ai është dërguar drejt spitalit të Kurbinit por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Dyshimet janë se 51-vjeçari mund të ketë pësuar infarkt.

Policia ka marrë në pyetje të gjithë personat që kanë qenë prezentë në vendin ku 51-vjeçari ka rënë në kanal dhe tashmë do të bëhen ekzaminimet e mëtejshme për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Njoftimi i policisë

Në fshatin Shullaz, Kurbin, shtetasi Y. T., 51 vjeç, dyshohet se ka rënë në një kanal kullues pranë banesës së tij, prej ku është nxjerrë nga të afërmit dhe është dërguar në banesë për t’iu dhënë ndihma e parë.

Në banesë, ai nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Kurbin për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka humbur jetën. Paraprakisht, dyshohet se shtetasi Y. T. ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Trupi i 51-vjeçarit do të dërgohet në morgun e IML Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar  për t’i marrë në pyetje, të gjithë personat që kanë qenë prezentë në momentin që ka rënë në kanal 51-vjeçari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura