E rëndë në Elbasan, i riu vetëvitet me thikë. Dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor

Mar 29, 2023 | 19:46
SHPËRNDAJE

Një person i identifikuar si Sali Hajdari, 33-vjeç ka qëlluar veten ditën e sotme me thikë në banesën e tij në qytetin e Elbasanit.

elbasan

Ai ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policise

Rreth orës 19.00, në lagjen “Dyli Haxhire”, shtetasi Sali Hajdari 33 vjeç, dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura