E rëndë/ Ndodheshin në autobusin që u aksidentua në Bullgari, shuhet tragjikisht e gjithë familja shqiptare. Mes tyre dy të mitur binjakë

Nov 23, 2021 | 11:56
SHPËRNDAJE

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari, ku si pasojë e një aksidenti të një autobusi me turistë nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën të gjithë personat e pranishëm në të.

avni ahmeti1

Nga Bullgaria kryeministri Zoran Zaev, bëri me dije se pothuajse të gjithë personat ishin nga Shkupi, por të nacionaliteteve të ndryshme, si dhe një qytetar nga presheva. Mediat në Maqedoni bëjnë me dije se në aksident është shuar një familje e tërë shqiptare.

Nga kjo familje, kanë humbur jetën 4 persona, prindërit dhe 2 fëmijët binjakë, përkatësisht Avni Ahmeti, i datëlindjes 1985, Xhihan Ahmeti, i datëlindjes 1986, Alban Ahmeti, i datëlindjes 2017 dhe Luan Ahmeti i datëlindjes 2017.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura