E rëndë/ Ndërron jetë foshnja 16-muajshe në Pediatrinë e Infektivit, ishte prekur nga Covid-19

Nov 20, 2020 | 14:13
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pediatrinë e Infektivit, ku raportohet se ka ndërruar jetë një foshnje vetëm 16-muajshe.

fo

Foshnja është shtruar pak ditë më parë në reanimacion pasi kishte lindur me probleme shëndetësore.

Ajo kishte pësuar komplikacione pas infektimit me Covid-19, çka i solli për pasojë intubimin dhe ndarjen e parakoheshme nga jeta.

Kjo është foshnja e parë që ndërron jetë si pasojë e infektimit me koronavirus në vendin tonë. Ndërsa 4 ditë më parë një 28-vjeçare e cila ishte 5-muajshe shtatzënë humbi jetën në Infektiv.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura