E rëndë/ Me harqe e shigjeta, një person sulmon qytetarët në Norvegji! Raportohet për 4 viktima, policia arreston autorin (Foto+Video)

Oct 13, 2021 | 21:26
SHPËRNDAJE

Një ngjarje sa tronditëse, aq dhe e pazakontë është shënuar mbrëmjen e sotme në një qytezë në periferi të Oslos në Norvegji.

Një person ka qëlluar me shigjeta disa qytetarë ku të paktën 4 prej tyre ndërruan jetë, ndërsa disa të tjerë kanë marrë plagë të rënda.

Deri më tani nuk dihet numri i saktë i personave që kanë vdekur gjatë këtij sulmi, teksa policia norvegjeze ka bërë të ditur se dy banorë të zonës janë dërguar në spital.

Menjëherë pas këtij krimi, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën perëndimore të qytetit të Oslos në qytezën e Kongsberg.

shigjeta

Sipas mediave të huaja, fillimisht autori është konstatuar teksa ecte rrugëve me një hark dhe shigjetë në dorë.

Më pas ai filloi të qëllonte mbi njerëzit, pa pasur asnjë shkak apo arsye. Disa banorë të zonës njoftuan policinë e cila mbërriti në vendngjarje.

Aktualisht, autoritetet kanë rrethuar qytezën dhe kanë ngritur pika kontrolli nëse autori i dyshuar ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë.

norvegjishigjeta

norvegji

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura