E rëndë/ Lidh të dashurën 22-vjeç dhe e masakron me thikë. 49-vjeçari tregon me detaje krimin e kobshëm: U sigurova që…

Oct 15, 2019 | 18:10
SHPËRNDAJE

Një burrë, i cili vrau të dashurën e tij, me ftohtësinë më të madhe, ka treguar të gjithë skenën, se si e kishte torturuar atë, deri sa i mori jetën. Jason Farrell, 49-vjeç, kaloi një orë duke shkruar dokumentin e duke dhënë detaje të tmerrshme se si vrau Sammy Lee Lodwig, 22-vjeç.

Ai e kishte goditur atë brutalisht dhe pa mëshirë me thikë, në bodrumin e banesës së tij. Pasi e vrau, ai doli qetësisht nga bodrumi, i “larë”, në gjak, ndërsa i tha se e kishte vrarë të renë. Policia e gjeti 22-vjeçaren në një shtrat, të lidhur dhe me plagë thikë kudo në trup.

Capture

Farrell u takua me Sammy-Lee kur ajo ishte një vajzë e vogël, ndërsa ai ishte në një lidhje me nënën e saj, Sarah, Lodwig. Ata u takuan përsëri vite më vonë kur ajo i kërkoi ndihmë sepse një burrë po e ndiqte, ndërsa më pas filluan të kishin lidhje seksuale.

Ai e kishte lidhur atë me rripat e fustanit që e reja kishte veshur, ndërsa rrëfeu në polici se ishte siguruar që ajo të kishte një vdekje të ngadaltë dhe se ishte siguruar që të mos bërtiste gjatë sulmit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura