E rëndë/ Ishte në klub nate, kampioni botëror qëllohet me plumb në ballë nga efektivi i policisë! Pëson vdekje klinike

Aug 8, 2022 | 10:24
SHPËRNDAJE

Një nga kampionët më të mëdhenj të Brazilit të Jiu Jitsu i të gjitha kohërave, Leandro Lo, është qëlluar me plumb në kokë në një klub nate në São Paulo.

Leandro Lo

33 vjeçari u qëllua nga një oficer policie jashtë detyrës, i cili tani është në arrati, tha policia.

Lo u dërgua në spital ku disa orë më vonë kaloi në vdekje klinike. Ai ishte një nga sportistët më të suksesshëm të Jiu Jitsu të të gjitha kohërave, pasi ishte shpallur 8 herë Kampion Bote.

Sportistit, emri i plotë i të cilit është Leandro Lo Pereira do Nascimento, iu afrua nga një oficer policie jashtë detyrës ndërsa ishte jashtë me miqtë në Clube Sirio, një klub sportiv në jug të qytetit.

Dëshmitarët thanë se oficeri filloi të bënte gjeste kërcënuese me një shishe qelqi në tavolinë. Më pas Lo e ndaloi dhe i tha të largohej.

Por ai nxori një armë dhe e qëlloi Lo në ballë, tha policia. I riu u dërgua me urgjencë në spital, ku u shpall i vdekur klinikisht, sipas avokatit të familjes së tij. Familja e tij tha se gjendja e tij është e pakthyeshme.

Efektivët kanë shpallur në kërkim të dyshuarin. Lo fitoi Kampionatin Botëror tetë herë në pesë kategori të ndryshme peshash, një rekord i të gjitha kohërave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura