E rëndë/ Ishte duke luajtur në shkallët e pallatit, 2-vjeçarja në luftë me jetën

May 17, 2018 | 18:16
SHPËRNDAJE

Një 2 vjeçare nga Dibra është dërguar në spital në gjendje të rëndë pasi është rrëzuar nga shkallët e pallatit.

Ajo ishte duke luajtur në shkallët e katit të dytë, kur është rrëzuar duke marrë lëndime serioze.

Familjarët e kanë transportuar menjëherë në spital, ndërsa mësohet se gjendja e saj është e rëndë.

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 16.05.2018, është aksidentuar duke luajtur në shkallët e katit të dytë në banesën e saj, shtetasja e mitur  H.B, vjeç 2 e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidental.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura