E rëndë/ Ishin rrugës për në shkollë, shpërthimi i minave i merr jetën 9 nxënësve

Nov 2, 2019 | 16:17
SHPËRNDAJE

Nëntë nxënës humbën jetën në provincën Tahkar të Afganistanit më 1 nëntor, pas shpërthimit në një zonë të minuar gjatë rrugës për në shkollë.

“Në orën 8:30 të mëngjesit, tragjikisht kanë humbur jetën nëntë djemë në një zonë me mina të talibanëve”, tja zëvendëskryetari i provincës Jaëad Hejri, raporton AFP.

0B8BE373-F102-41D3-A062-97E18B8AAD0E_w1023_r1_s

Talibanët vazhdojnë të jenë prezentë në këtë zonë, por asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për shpërthimin.

Në tetor, sipas një raporti të UNAMA-s, u bë e ditur se numri i viktimave nga korriku deri në shtator të këtij viti ka shënuar rritje të madhe krahasuar me vitet e kaluara.

Sipas raportit, 2,563 persona hanë humbur jetën dhe 4,676 janë plagosur nga 1 janari deri më 30 shtator të vitit 2019./ REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura