E rëndë/ Gruaja tenton të varë veten në pemë, ndërhyrja në kohë e policisë i shpëton jetën

Oct 4, 2019 | 16:17
SHPËRNDAJE

Një grua rreth të 60-ave ka tentuar të varë veten sot tek Liqeni Artificial, por është shpëtuar në kohë nga policia Bashkiake.

Punonjësit e policisë Bashkiake në patrullimin e tyre të zakonshëm kanë shquar veprimin e gruas dhe menjëherë i kanë dhënë asaj ndihmën e shpejtë.

Më pas është lajmëruar policia e Shtetit dhe ambulanca e cila e ka transportuar gruan për një ndihmë më të specializuar në spital.

71832046_454945541788842_4998512973791100928_n 71658596_455419905097762_4370756516538482688_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura