E rëndë/ Dhunuan dy vajza në familjen e tyre çdo ditë për 10 vjet, arrestohen babë e bir

Nov 1, 2019 | 20:53
SHPËRNDAJE

Francis Keiling, 73 vjeç dhe Nathaniel Keiling, 38 vjeç, u arrestuan dhe ndaj tyre rëndojnë 216 akuza.

Abuzimi i pretenduar ka ndodhur gjatë një periudhe 10 vjeçare, midis fundit të 2007 dhe 2017, sipas “the sun”.

Capture

Dokumentet e gjykatës pretenduan se njëra prej vajzave vendosi të bisedojë me policinë pas një incidenti në maj të këtij viti.

Ajo pretendoi se Francis Keiling e përdhunoi tri herë brenda 24 orësh ndërsa ishte në bodrumin e një kishe në Beckley, West Virginia.

Një nga viktimat e dyshuara i tha policisë se ajo ishte e detyruar të ndante një shtrat të vogël spitalor me të.

Aty ajo pretendoi se nëse ajo ndonjëherë përpiqej të flinte vetëm, ai do ta ndiqte atë dhe do të futej në shtratin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura