E rëndë/ Autobusi plot me pasagjerë përfundon në rezervuar, të paktën 21 persona humbin jetën (VIDEO)

Jul 7, 2020 | 19:11
SHPËRNDAJE

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në Kinë dhe 15 të tjerë janë plagosur, pasi një autobus me dhjetëra pasagjerë, ra nga një urë dhe u fundos në një rezervuar.

Në videot e publikuara në mediat e huaja , duket autobusi që lëviz në drejtimin e kundërt të korsisë, para se të binte më pas nga ura. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

30479502-8497377-Surveillance_footage_released_by_state_media_People_s_Daily_show-a-44_1594115320088

Autobusi u zhyt 10 metër nën ujë, ndërsa rezervuari ishte i thellë 15 metra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura