E rëndë, 250 të burgosur përleshen nëpër qeli, humbin jetën 13 prej tyre (FOTO)

Oct 11, 2017 | 23:35
SHPËRNDAJE

Të paktën 13 të vdekur janë riregjistruar nga trazirat në burgun meksikan Candereyta. Autoritetet e shtetit verior të Nuevo Leon kanë bërë me dije se 13 u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë në trazirat e burgut Cadereyta pas përleshjes mes së të paktën 250 personave.

penal_cadereyta_6

Një zëdhënës i qeverisë së shtetit tha se “forca vdekjeprurëse” ishte përdorur për të rifituar kontrollin e plotë të objektit.

Tensionet gjithashtu u rritën edhe jashtë burgut, pranë Monterrey, pasi miqtë dhe të afërmit e të burgosurve u përleshën me policinë.

penal_cadereyta_3

Autoritetet thonë se një përleshje fillestare – thuhet se midis bandave rivale – u asgjësua të martën në mëngjes por dhuna sërish shpërtheu më vonë kur të burgosurit filluan zjarret.

penal_cadereyta_5

Kjo përleshje është e fundit në një varg të përleshjeve të përgjakshme në burgjet e Meksikës, të cilat shpesh dominohen nga bandat e drogës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura