E rëndë/ 13-vjeçarja denoncoi bashkëjetuesin, ekspertiza zbulon të vërtetën e dhimbshme

Jan 12, 2018 | 19:55
SHPËRNDAJE

ELVIS HILA/ U akuzua nga 13-vjeçarja me të cilën bashkëjetonte, për dhunë psikologjike, Prokuroria e Lezhës nxjerr urdhërndalimi për të riun nga Lezha.

Policia-Lezhe-620x330

Shkak për urdhërndalimin e tij të menjëhershme është bërë ekspertiza mjeko-ligjore nga ku ka rezultuar se, i riu ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren A.G., e cila tashmë rezulton të jetë edhe shtatzënë.

Pas urdhrit të mbrojtjes që është lëshuar menjëherë nga Gjykata për vajzën, e cila denoncoi në Polici bashkëjetuesin e saj E.G., 24 vjeç, tashmë i riu do të përballet edhe me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Pavarësisht deklaratës së bërë nga e mitura, sipas së cilës, ajo është e dashuruar dhe se ka bashkëjetuar me vullnetin e saj me 24-vjeçarin dhe me dijeni e familjes së saj, ky i fundit është shpallur në kërkim nga ana e Policisë.

Duke iu referuar nenit 100 të Kodit Penal, marrëdhënia seksuale me fëmijë të mitur, që nuk kanë arritur moshën 14 vjeç, dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet burg.

13-vjeçarja është marrë në mbrojtje dhe po trajtohet nga psikologët, pasi tashmë e mitura duhet të përjetojë edhe faktin e të qenurit shtatzënë në një moshë fare të vogël.

PANORAMA 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura