E reja vdes pas darkës romantike në restorant me të fejuarin, dyshohet se…

Jul 17, 2018 | 10:38
SHPËRNDAJE

Këtë restorant e kishte frekuentuar edhe më parë. Aty ndihej e sigurt, Chiara Ribechini, sikurse edhe mbrëmë kur 24 vjecarja nga Pisa u sëmur menjëherë pas darkës dhe vdiq rrugës për në spital për shkak të një reaksioni alergjik vdekjeprurës, teksa transportohej me ambulancën që e kishte thirrur i fejuari.

morta_chiara_ribechini_16112519.jpg.pagespeed.ce.loFB78igg5

Nuk i kanë hyrë aspak në punë as ilaçet që mbante gjithmonë me vete pasi e dinte se ishte alergjike prej shumë vitesh.

Karabinierët kanë mbyllur kuzhinën e restorantit dhe nesër do të kryhet autopsia ne trupin e të resë.

Të dyshuarit kryesorë janë brusketat që ajo kishte ngrënë. Do të jetë autopsia ajo që të hedhë dritë mbi arsyen që shkaktoi vdekjen e të resë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura