E quajti kallëzimin versioni ‘Babale’, PD i përgjigjet Xhaçkës: Në një vend me drejtësi të pavarur, sot nuk do ishe në zyrë duke i dhënë tendera shokëve të burrit

Apr 5, 2020 | 18:43
SHPËRNDAJE

Pas deklaratës së ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila e quajti kallëzimin penal të PD-së në SPAK versionin e fundit të ‘Babales’, ka reaguar Partia Demokratike.

paloka

Në një shënim në facebook, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka e ka quajtur reagimin e ministres Xhaçka propagandë, sepse asnjë shpjegim nuk dha për tenderin 1.5 milion euro të ushqimeve.

Paloka thekson se “në çdo vend të botës, me drejtësi të pavarur, sot ministrja Xhaçka nuk do të ishte në zyrë duke shkruar hartime apo duke i dhënë tendera shokëve të burrit, por do të ishte shkarkuar dhe nën hetim!”

Reagimi i Palokës:

Propagandë, propagandë, propagandë. Asnjë shpjegim nga Olta Xhaçka për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Asnjë përgjigje për pyetjet më të thjeshta të mundshme: Pse tenderi iu dha një kompanie kompjuterash? Si u informua Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave 6 ditë para tenderit ishte regjistruar dhe si kompani ushqimesh? Pse tenderi për rezervat e shtetit u vonua gati një muaj nga shpërthimi i epidemisë?

Olta Xhaçka ua ka këtë borxh shqiptarëve. Ajo nuk mund të “trimërohet” nga mungesa e veprimeve të deritanishme të SPAK. Hartimet propagandistike janë të pavlera. Në çdo vend të botës, me drejtësi të pavarur dhe në shërbim të qytetarëve, sot Olta Xhacka nuk do të ishte në zyrë duke shkruar hartime apo duke i dhënë tendera shokëve të burrit, por do të ishte shkarkuar dhe nën hetim!

paloka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura