“E quajtën pa karakter, lolo, të përvëluar për femër”- Aulona Musta i del në mbrojtje Dj Dagz: Për fat të keq, burrat si ai…

Jan 21, 2022 | 18:18
SHPËRNDAJE

Moderatorja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një nga çiftet e formuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku ky i fundit është komentuar dhe kritikuar shpesh jo vetëm nga banorët por edhe nga publiku jashtë.

Së fundmi ka qenë moderatorja Aulona Musta e cila ka komentuar ish-banorin e “Big Brother VIP”, duke i dalë në mbrojtje.

aulona-einxhel-dagz

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram ajo ka bërë një shkrim të gjatë rreth DJ-it nga Kosova duke kritikuar të gjithë ata që i dolën kundër atij me komente negative.

Moderatoja shkruan se ai është një burrë që “s’ka frikë ta pranojë atë që ndien” dhe nuk i trembet një karakteri të fortë si ai i Einxhel Shkires. Sipas saj burrat si Dj Dagz “tregohen me gisht” dhe nuk vleresohen siç duhet.

Postimi i plotë:

E quajten pa karakter, lolo, te peërvëluar për femër…

E “tallën” dhe ironizuan se rrinte pas “fustanit” të Einxhell, se e puthte me shume seç duhet, e mbështeste me shumë sec duhet, e donte me shume seç duhet…

“Sa eshte me shume seç duhet?”… aq saç eshte standarti qe shoqeria jone ka vene per sjelljen dhe dashurine qe nje burre duhet t’i japi nje gruaje…te cilen ne parim e duan, enderrojne dhe ankohen kur s’e kane, ama kur e shohin qe e ka dikush tjeter e percmojne…madje thone dhe “nuk eshte burre, se nuk ben burri ashtu pas nje vajze…ka femra plote”

Asnje nga ne nuk e njeh Dagzin jashte, por per aq sa pame ne BB, ne fakt ky eshte burri i vertet.

Burri qe bie ne dashuri dhe s’ka frike te pranoje qe ndjen, edhe kur partnerja e refuzon fillimisht; qe lufton per ta bere per vete me miresi, perkushtim, mbeshtetje. Qe nuk i trembet nje karakteri te forte, qe shpesh kerkon edhe te komandoje, apo te jete “liderja” ne cifte. Qe nuk ka frike nga inteligjenca dhe potenciali i partneres se tij, perkundrazi kerkon ta evidentoje dhe t’i jape vlera ne cdo moment. Qe e rrethon me dashuri dhe perkushtim, por i jep gjithe lirine dhe hapsiren e nevojshme per te shfaqur veten. Qe nuk i thote mos fol, mos qesh, mos thuaj ate, sillu keshtu, mos bej ate, bej kete, sepse nuk e sheh si prone dhe as si trofe, por si partnere.

Per fat te keq, burrat si Dagz do vazhdojne te tregohen “me gisht” dhe nuk do vleresohen sic duhet, edhe per shume kohe… nga seksi i njejte qe vazhdojne mendojne se burreria qendron tek forca, dinakeria dhe skuthlleqet, por per fat te keq edhe nga seksi i kundert qe do vazhdojne te kenaqen dhe te pranojne ate qe “u jepet” dhe jo ate qe “meritojne”.

Goca mos kini frike te vendosni standarte per veten dhe ti pretendoni ato! Çunat e fort kane dale nga moda. Gentleman is the neë sexy.

Çuna mos kini frike nga vajzat inteligjente, me karakter dhe te pavarura. Jane vlere e shtuar ne çdo marredhenie.

aulona-musta-story

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura