“E qara jote si melodia më e bukur që veshët kishin dëgjuar”, Aurela Gaçe emocionon me urimin për ditëlindjen e vajzës

Nov 12, 2018 | 13:29
SHPËRNDAJE

Për këngëtaren e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe, sot është një ditë feste dhe mjaft e veçantë. Vajza e saj e madhe feston 7-vjetorin e lindjes.

Për këtë rast kaq të bukur, Aurela ka vendosur që t’i bëjë një dedikim mjaft të veçantë dhe emocionues të bijës.

aurela1

Këngëtarja e njohur ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet së bashke me Gracen dhe bashkëngjitur saj shkruan: “Si sot, 7 vjet me pare të mbajta ne duar per here te parë, degjova te qarën tende si melodine më të bukur qe veshët ndonjeherë kishin degjuar….pak ore mbas lindjes tende ,ne shtrat e lodhur me zinte paksa gjumi dhe me vërtik hapja syte te shikoja se me dukej e pabesueshme qe ti ishe aty vertetë . Nuk mund ta pershkruaj sakte ndjesine, por di qe jeta ime mori tjeter kuptim qysh kur mesova se ti po rriteshe brenda meje.

Uroj qe te jem prane teje ashtu sic femija meriton te kete prindin prane, ne te mire e ne te keq…uroj shume qe te jem aty per te gjitha ditelindjet e tua , te te shoh te rritesh e te me kesh krahun tend, kraharorin ku do gjesh gjithçka .

Edhe sot kur te mbeshtes ne kraharor, kam te njejten ndjesi qe pata kur te mora ne duar per herë te parë . Mami, babi e motra jote e vogel, gjyshet e gjyshi e gjithe familja te duam shume.

U rritsh e u befsh c’te deshiron vetem zemra jote. ?

GRACE , HIRI I PERËNDISE. EMRI YT KA KUPTIMIN ME TE BUKUR, SEPSE JE DHURATA ME E BUKUR”.

aurela

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura