E punësojnë si shitës në argjendari, ai vjedh sendet me vlerë

May 17, 2017 | 17:50
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e djeshme një 35-vjeçar pasi akuzohet se ka vjedhur argjendarinë në të cilën punonte.

argjendariAi është Petrit Vishkulli, 35 vjeç, banues në Durrës. Mësohet se personi në fjalë ka vjedhur argjendarinë ku punonte, në pronësi të shtetases R.D.

Bëhet fjalë për një argjendari në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Vishkulli ka marrë 299.41 gr flori dhe 475 euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura