“E provova vetë ç’do të thotë të kalosh Covid në formë të rëndë”, apeli i Silva Binos: Nëse nuk besoni se ekziston…

Oct 24, 2020 | 11:04
SHPËRNDAJE

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino i është drejtuar me një mesazh qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, pasi sipas saj, virulenca e virusit nuk ka ndryshuar dhe forma e rëndë e tij është vërtet e rrezikshme.

Bino duke u nisur dhe nga eksperienca e saj në luftë me virusin, fton të gjithë skeptikët që të lexojnë faktet për këtë pandemi dhe të dëgjojnë historitë e shumta njerëzore, në përballje me virusin e rrezikshëm.

Apelin e profesoreshës e ka shpërndarë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në FB, ku shkruan: “Për të gjithë ata që kanë dyshime për ekzistencën e virusit, do t’ju ftoja të dëgjonin prof. Silva Binon me eksperiencën e saj në përballje me COVID19”.

Apeli i Silva Binos:

“Covid-i ekziston. Paraqitet në disa forma, midis të cilave, forma të lehta, mesatare, të rënda dhe tepër të rënda. Virulenca sic thuhet shpesh herë nuk ka ndryshuar. Pra shkalla e formave të rënda mbetet e njëjtë. Personalisht kalova një formë të rëndë, pra e provova vetë cfarë do të thotë të kalosh Covid në formë të rëndë.

Për të gjithë ata që nuk besojnë, duhet të jenë të kujdesshëm, të lexojnë faktet, të lexojnë historitë njerëzore, që tregojnë sa e rëndë është sëmundja kur nuk mbushesh dot me frymë, kur nuk merr dot oksigjenin. Të mbrojnë veten e të afërmit, pavarësisht moshës e nëse kanë sëmundje shpqëruese. Shpesh herë Covid-i nuk pyet”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura