‘E prisnim, ishte çështje orësh”/ Pas rastit të parë me koronavirus në Serbi, ministri veçon gjestin që bëri burri i infektuar. Vuçiç thirrje: Jo panik, tani duhet…

Mar 6, 2020 | 15:18
SHPËRNDAJE

2163643_d_ls

Pasi sot në Serbi u konfirmua rasti i parë i një personi të prekur nga koronavirusi, kanë ardhur edhe reagimet e para. I prekur sipas zyrtarëve serbë ka rezultuar një burrë 43-vjeçar nga Subotica, i cili ishte kthyer nga Budapesti, ku vizitonte vazhdimisht motrën e tij. Pas kthimit ai kishte shfaqur të gjitha simptomat e virusit.

Ne premtuam të jemi jashtëzakonisht transparent dhe ta informojmë publikun praktikisht në kohën zero. Gjëja që po prisnim të ndodhte, të jemi realist, ishte çështje ore kur do të ndodhte, është se kemi rastin e parë pozitiv të koronavirusit. Ky është një burrë 43 vjecar nga Subotica që vizitonte vazhdimisht motrën e tij në Budapest, i cili kishte simptoma të koronavirusit – probleme të frymëmarrjes, ethe dhe të gjitha shenjat e ngjashme me koronavirusin”.

2163341_screenshot-7_ff

Së pari u izolua pas kthimit ne Serbi dhe pastaj iu nenshtrua testeve ku rezultoi pozitiv. Tani ai është në karantine ne spital dhe se nuk po ndjen ndonjë problem“, tha ministri i Shendetesise ne Serbi Zlatibor Loncar.

Ministri vleresoi burrin e prekur per gjestin qe kishte bere.

Nuk ka asnjë arsye për panik, ne kemi një plan për secilin skenar dhe thjesht duhet të dëgjojmë profesionistet. Ky burre i kishte dërguar fëmijët e tij te gjyshërit në fshat dhe qëndronte vetëm me gruan e tij, e cila i sillte vetëm ushqim. Për fat të mirë, ky njeri veproi me shumë përgjegjësi dhe u vetekarantinua, duke minimizuar kështu përhapjen e virusit” shtoi ministri Loncar.

Thirrje per qetesi e mos perhapje paniku ka bere edhe Presidenti Aleksander Vucic i cili doli sot menjehere ne konference pas konfirmimit te rastit te pare.

Vucic theksoi se nuk kishte nevojë për panik, por që autoritetet të bëjnë punën e tyre për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe të informojne publikun në kohën e duhur, shkruan Kurir.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura