E pranon për herë të parë, Rudina Dembacaj flet për atë që po ndodh me martesën e saj: Është e vërtetë, unë dhe Aleksi…

Nov 13, 2019 | 11:31
SHPËRNDAJE

rudina-1

Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj, ka folur për herë të parë sot e ftuar në “Wake Up” për divorcin me bashkëshortin e saj me të cilin ka edhe një vajzë.

Ajo pohoi se është në procedurë divorci.

“Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë, jemi në një procedurë divorci. Po unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi”, tha Rudina në emisionin e mëngjesit duke pohuar lajmet që qarkullonin për të prej kohësh.

rudina

Rudina Dembacaj u martua me Aleksin në qershor të vitit 2016 por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Aludimet për ndarjen e çiftit nisën pasi aktorja nuk kishte publikuar asnjë foto më, me bashkëshortin e saj.

Rudina-Dembacaj1 RUDINA rudina aleks2 rudina2 rudina

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura