E PLOTË/ “Kap prokurorin idiot, se ike në kokërr të burgut”. Zbardhen përgjimet, si e mbronte polici hajdutin

Jun 17, 2018 | 22:47
SHPËRNDAJE

ERALD DELIU/Gjykata e Tiranës ka dënuar me një vit e shtatë muaj burg një ish-inspektor të Policisë së Shtetit, pasi ka ndihmuar një të kërkuar për vjedhje. Bëhet fjalë për ish-efektivin e “Shqiponjave”, Engrid Henaj, i cili u shpall fajtor për “shpërdorim detyre”, pasi ka ndihmuar dhe komunikuar gjatë kohës që ka qenë në kërkim, me shtetasin e arrestuar për vjedhje në kuadër të operacionit “Summer 2017”, Fatjon Lila.

Sipas dosjes hetimore, Henaj, gjatë kohës që ka qenë oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe më tej në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka pasur komunikime të vazhdueshme me shtetasin Fatjon Lila, i cili ka qenë person në kërkim, i paarrestuar dhe i pandehur për kryerjen e veprës penale “Vjedhjes”. Henaj, sipas dosjes, e ka njoftuar Fatjon Lilën që ka qenë nën hetim dhe i siguronte atij mjaft informacione që e ndihmonin t’i fshihej Policisë.

Engrid Hënaj polici korrupsion

“Panorama” zbardh të plota përgjimet telefonike dhe ambientale të Prokurorisë, mes policit Henaj dhe të kërkuarit Lila. Efektivi konsumonte me Fatjonin lëndë narkotike dhe kërkonte prej tij favore të tjera. Ai i jepte të dhëna Fatjon Lilës. Këto të dhëna, punonjësi i Policisë Engrid Henaj i ka marrë nga sistemi TIMS ose informacione të nxjerra nga përgjimet, apo në forma të tjera. Gjithashtu, njëri prej mjeteve të vjedhura nga ana e shtetasit Fatjon Lila është gjetur në Tiranë dhe dyshohet se është ndihmuar nga Henaj që ta dërgojë makinën e vjedhur në Kavajë.

Ngjarjet kanë ndodhur në maj-gusht 2017. Në bisedat mes tyre, Lila i kërkon policit që të vijë ta marrë në Qafë-Thanë me automjet policie, ndërkohë që ishte nën hetim. Kujtojmë se Lila është arrestuar në gusht 2017, në kuadër të operacionit “Summer 2017”, në të cilën u prangosën edhe persona të tjerë për vjedhje automjetesh.

PËRGJIMET

-Nga transkriptimi i bisedave telefonike, rezulton se shtetasi Engrid Henaj ka komunikuar me shtetasin Fatjon Lila disa herë. Konkretisht në datën 21.05.2017 ora 21:51, Engrid Henaj nga numri celular ******198, ka zhvilluar këtë bisedë kundrejt numër ******956, i cili thirret nga ana e tij me emrin Fatjon. Në këtë bisedë, polici e këshillon mikun e tij në kërkim që të gjejë një zgjidhje me prokurorin e çështjes.

Polici: Pse i çon zile e s’merr ai. Dëgjo një çikë, për muhabetin tat. Ik kap prokurorin e idiot… Se je akoma në afat… Po ik pra, ta mbylli për muhabetin tat, o k…

Fajton Lila: Kush, të tha gjë njeri ty?

Polici: Po e di unë… ik te prokurori atje ta mbylli, mos të lëshojë urdhërarresti se ike në kokërr të burgut.

Fatjon Lila: Po ma ço, e ke emrin e atij atje?…

Polici: S’e kam o vëlla, nuk e di kush është aty. (Pyet kolegun: o shoku im, e jep se kush prokuror e ka çështjen?)… S’e jep, po ik interesohu kush prokuror e ka çështjen, fut na njërin që të interesohet, a dëgjo? Për ato makinat b***, ça ke bërë andej nga Kavaja, janë dy makina…

-Biseda, datë 22.05.2017 ora 10:16 mes Engrid Henaj dhe Fatjon Lilës, që tregon se ata janë takuar me njëri-tjetrin, edhe pse Lila ishte në kërkim.

Fatjon Lila: Hajde këtu te terminali.

Polici: Ku është terminali, o?

Fatjon Lila: Terminali mo, ku lozte Kati bixhoz.

Fatjon Lila: Hajd, se e di ku është ky, shoku im, po hajd se erdha.

Polici: Dil para

Fatjon Lila: Hë mo, ku je?

Polici: Po dil pra, se erdha m’u te kjo, te terminali jam.

Fatjon Lila: Këtu jam te terminali.

-Biseda datë 23.05.2017 ora 11:39 mes Engrid Henaj dhe Fatjon Lilës, ku provohet se Lila i ka kërkuar Henajt që të marrë një material të dëshmisë së bashkëpunëtorëve të tij të në Polici.

Polici: He mo plako.

Fatjon Lila: A e more, a mbarove punë me atë, ma bone fotokopjen e asaj?

Polici:E ku je mor ti?

Fatjon Lila: Nuk jam andej, o budall, nuk jam andej.

Polici: Ku je mo?

Fatjon Lila: Jam larg

Polici: Kot o kot, për muhabet o rr** k** se unë jam në punë o b**

Fatjon Lila: Me rob shpie jam larg, për kokë të nënës. Për kokë tate!

Polici: Këshu o këshu muhabeti, mere ate r*** në telefon,ik paguaj servisin se do te q*** thuaj. Po kur do vish këtej ti?

Fatjon Lila: Të them unë, po ça, është bo rrëmujë andej?

Polici: Jo, mo vëlla, qetësi.

Fatjon Lila: Kështu më thanë, është bo një rrëmujë e madhe.

Polici: Kush tha mo?

Fatjon Lila: Kështu dëgjova, ka dhënë televizori, di gjë unë

Polici: Jo mo vëlla, asnjë rrëmujë, ça rrëmuje ka, unë jam në makinë t’u fjet gjumë se në orën dhjetë ika në shtëpi sot.

Fatjon Lila: Aaa!

Polici: Folëm bashkë ne me mesazhe. Në orën dhjetë ika në shtëpi, e kam lënë makinën në Yzberisht, s’po e ndez dot, ore!

Fatjon Lila: Ça thua ore?!

Polici: Më vdekte E*** o vëlla, nuk të gënjej. E kishin bo, e kishin telendis makinën po them, or burrë. E kishte lënë pa naftë, pa gjë, i kishte rënë bateria në fund, nuk lëvizte makina. Unë kisha 30 mijë lekë brenda e kishin harxhu naftën të gjithë. Kështu që mos i jep më asnjë kokërr leku, s’ke për t’i dhënë, u lamë i thuaj me lekët, se i ke prish makinën çunit të huaj, o të q***, i thuaj.

Fatjon Lila: Shih, mos ma mbaro atë që të thashë.

Polici: Për kë o, për atë muhabetin tim o? Po s’ishte ai që të thashë dje o…

Fatjon Lila: Eeee

Polici: Po të thashë mo, është e sigurt mo shoku, o nëna, po shif bëj këtë tjetrën që të thashë unë ore pallosh, është e sigurt more, për kokë të E*** po të them, e pashë vetë me sytë e mi, unë s’do të gënjej, a e more vesh, po ik bëj këtë tjetrën, ca të thashë unë p***.

Fatjon Lila: Ore, nuk e di ça ka fol ai, ore.

Polici: Ore, nuk ka lidhje fare ça ka fol ai mo shoku, unë e kam parë vetë aty.

Fatjon Lila: Shif ma merr fotokopjen aty te kompjuteri, se dua ta di ça është; ça është bisedu.

Polici: E ore e, po se ashtu dot sot, se nxirrja dot sot unë se s’ishte ai.

Fatjon Lila: Shif pra, sille vetë nesër

Polici: E ore e, kur të jetë ai shoku im, të thashë unë ore, do zoti është nesër ai edhe ç’ke ti, se i them unë, ore burrë, pa merak. E bëj vetë foto unë, edhe kur të vish ti, ta tregoj unë. 99% është siç ta thashë unë, or burrë

Fatjon Lila: Mirë.

Polici: Kaq kishin shkrujt, kështu. Vari k***, ai paska qenë p***, or burrë, kur thosha unë që atëherë ty, jo, më thoshe mua.

Fatjon Lila: Vari k***. E mi merr ato thëniet edhe mi ço.

-Biseda Nr 8353, datë 24.05.2017 ora 09:54 mes Engrid Henaj dhe Fatjon Lilës për dokumentin që i kishte kërkuar ky i fundit. Lila i kërkon Henajt edhe që të shkojë ta marrë në QafëThanë me makinë policie.

Polici: E mo, se ta mora atë porosinë, prandaj të thashë p****

Fatjon Lila: E ke atë porosinë?

Polici: Po pra, prandaj të thashë, të vijë tashi, që ta lexojë vetë.

Fatjon Lila: Ku je ti, te lagja jote?

Polici: Jo, jo, s’jam te lagja ime, jam këtej nga qendra. Po ku je ti, hë më thuaj, se të shoqëroj unë pastaj.

Fatjon Lila: S’jam në Tiranë unë, jo

Polici: Po ça doje?

Fatjon Lila: S’jam në Tiranë, po ashtu do vijnë të më marrin mu e do gjej makinë që të vish të më shoqërosh. Polici: Si, si, do vijnë të të marrin?

Fatjon Lila: Po do vijnë të më marrin mu se jam një çikë larg unë, edhe do vijë një makinë, do hipësh në makinë me ta, edhe do më shoqërosh. Do vish të më marrësh mu, të më shoqërosh.

Polici: Do vijnë të më marrin mua me një fjalë ata, pastaj të vijmë të të marrim ty ne?

Fatjon Lila: Ok, do vijë të të marri ty ai, edhe do vish me atë.

Polici: Ehe, po ku je ti, ça, je shumë larg, se unë jam në punë ore, jam i treti.

Fatjon Lila: Po s’ke për të ikë në punë sot, pra.

Polici: Si o?

Fatjon Lila: Mos ik në punë sot.

Polici: Unë jam në punë, e mora punën o p***, s’ke për të ik në punë thotë p***.

Fatjon Lila: A ke filluar punë, po mirë hajde me makinë policie më merr.

Polici: Po jo ore s’vij dot me makinë, s’jam me makinë. Jam kështu patrullë këmbësore, ndaj po them.

Fatjon Lila: Aha!

Polici: Veç me ardhë me këtë shokun shpejt e shpejt ku të jesh ti, veç do na hudhësh naftën.

Fatjon Lila: Po jam njëqind kilometra larg unë.

Polici: Po ku je ti mo vëlla, që je 100 km larg.

Fatjon Lila: Jam në doganë të Maqedonisë.

Polici: Maqedonisë?

Fatjon Lila: E, në Qafë-Thanë.

Polici: Sa k*** që je ti, je në p*** të arushës or burrë, ça më thua mua kot.

Fatjon Lila: Po të thashë, pra, jam një çikë larg.

Polici: Ti qenke larg shumë, mor burrë, ça! Të më kishe hedhur naftën ti mua, kisha ardhur flakë unë.

Fatjon Lila: A vjen dot me makinë policie me më marrë?

Polici: Jo, jo ore, vija me makinën e këtij shokut. Vinim të dy, or ti.

Fatjon Lila: Po të dy hajdeni.

Polici: Po pra të dy, po të vijmë nga ora 3-4 e mëngjesit, jo tani.

Fatjon Lila: 3-4 të mëngjesit hajde me më mor.

Polici: E kam seriozisht, po do na hedhësh naftën o k***.

Fatjon Lila: Po, pra, do ta hudh unë.

Polici: Bëj be.

Fatjon Lila: Me rob shpie!

Polici: Ok, hajde nga ora 4 e mëngjesit, pra, po i marr leje komandantit unë e po vij flakë më këtë shokun.

Fatjon Lila: Ok, ja o, të marr unë pastaj prapë.

-Biseda Nr. 8354, datë 24.05.2017 ora 21:59 mes Engrid Henaj dhe kolegut të tij, regjistruar përmes përgjimit ambiental, ndërkohë që flet edhe në telefon.

Polici: Sa venë 100 km, sa venë për një orë? Ore, do jetë në kufi te dogana me Maqedoninë, or burrë.

Personi tjetër: Ça do ketë bërë?

Polici: Do ketë bërë ndonjë goditje. Do ketë bërë ndonjë vjedhje k*** edhe vjen për Shqipëri, pastaj ça të them… Ka bërë ndonjë vjedhje garant ai, se s’ka mundësi ndryshe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura