E pësojnë dy pronarë dyqanesh në Durrës, policia: Abuzuan me çmimet

Mar 18, 2020 | 14:03
SHPËRNDAJE

Dy pronare dyqanesh ne Durres jane proceduar penalisht, pasi policia i ka kapur teksa abuzonin me cmimet e produkteve ushqimore dhe te fruta perimeve.

policia

Te proceduar jane shtetasit A. D., 47 vjeç dhe A. V., 56 vjeç, të dy banues në Durrës.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në njësitë e tyre tregtare, në tregun agroushqimor, në lagjen nr. 14 Durrës, është evidentuar se këta shtetas kanë abuzuar dhe përfituar nga tjetërsimi i çmimeve të artikujve ushqimor që ata tregtonin”- njofton policia.

NJOFTIMI

Kontrolle të pandërprera në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit me çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve.

Si rezultat i kontrolleve evidentohen dhe procedohen penalisht 2 pronarë dyqanesh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të Planit të Masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të abuzimeve me çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve duke përfituar nga situata, evidentuan dhe proceduan shtetasit:

A. D., 47 vjeç dhe A. V., 56 vjeç, të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në njësitë e tyre tregtare, në tregun agroushqimor, në lagjen nr. 14 Durrës, është evidentuar se këta shtetas kanë abuzuar dhe përfituar nga tjetërsimi i çmimeve të artikujve ushqimor që ata tregtonin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura