“E përplasi dhe u largua me shpejtësi skëterrë”, policia jep detaje për aksidentin me vdekje në Tiranë

Oct 18, 2017 | 10:01
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ben me dije detaje te tjera nga aksidenti tragjik me vdekje qe ndodhi te marten ne Tirane.

aksidenti ne ttr

“Më datë 17.10.2017, rreth orës 14:50, jemi njoftuar se në rrugën “Ferit Xhajko”, një mjet ka aksidentuar një këmbësor. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se këmbësori H. D., rreth 75 vjeç, ka vrapuar të kaloj trafikëndarësen në një sektor ku nuk është vendkalim për këmbësorët, duke humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar, në këtë moment ka kaluar sipër këmbësorit mjeti me targë AA 545 NN, me drejtues shtetasin A. Y. Shtetasi H. D., rreth 75 vjeç, ka ndërruar jetë.

Mjeti, drejtuesi i mjetit dhe shërbimet e policisë janë në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale”, tha Policia.

Ndërkaq, i shqetësuar, ditën e sotme një raportues shkruan pranë JOQ.al: Dje, një qytetar është përplasur në rrugën “Ferit Xhajko”, pranë ish-restorant Durrësit, i cili si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00. Makina tip Mercedez i bardhë, vit-prodhim shumë i ri në dukje, ka vazhduar rrugën me një shpejtësi të madhe. Me habi prisja gjithë ditën dje lajmin e njoftimit në ndonjë media për arrestimin ose vdekjen e personit, por asnjëra nuk ndodhi. Besoj se përderisa kjo ngjarje është mbajtur kaq e mbyllur, personi që mund të ketë kryer aksidentin, duhet të jetë një person publik, me ndikim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura