E përmendi Sali Berisha, ish- drejtori i Policisë Lezhë dërgon SMS ‘live’

Nov 24, 2017 | 13:45
SHPËRNDAJE

Pas publikimit te listes me emra nga ish-kryeministri Sali Berisha ne profilin e tij ne Facebook, te nje numri drejtuesish të lartë të Policisë së Shtetit që ishin me origjinë nga Tepelena, një prej tyre, Dritan Lena, ish-drejtues në Policinë e Lezhës, reagoi përmes një mesazhi në emisionin Opinion.

fevz

Lena theksoi se ka qenë drejtues i Policisë së Lezhës vetëm për 28 ditë dhe ka një vit e gjysmë pa punë, por nuk deklaroi nëse është me origjinë nga Tepelena.

Jam dritan lena dhe ka shkuar si drejtues i Policisë së Lezhës vetëm për 28 ditë dhe kam një vit e gjysmë pa punë. Shkaqet e shkarkimit tim mund t’i hetoni”,-mesazhi i ardhur në celularin e Blendi Fevziut.

Berisha shkruante dje:

“Te gjithë drejtuesit, çunat e krimit jane nga kryeqyteti europian i Kanabisit, Tepelena!

Ketu me poshte keni listen e kanabisteve nga kryeqyteti europian i kanabisit, Tepelena, qe shnderruan Shqiperine me sukses te plote ne Kanabistan!”

– Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nga Progonati i Tepelenës, i rritur në Lushnje

– Rebani Jaupi, zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nga Tepelena

– Skëndër Kalemaj, Drejtor i Hetimit të Krimit në Policinë e Shtetit, nga Tepelena

– Gramoz Sako, Komandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena

– Zëvendës Kombandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena

– Ylli Ymeri, Drejtori i Përgjithshëm i Prapavijës, nga Tepelena

– Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena

– Ermal Muça, Zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena

Dritan Lena, Drejtor i Policisë së Lezhës, nga Tepelena

– Alban Çela, Drejtor i Policisë së Shkodrës, nga Tepelena

– Perlat Cullhaj, Drejtor i Policisë së Durrësit, nga Tepelena

– Edmond Targaj, Drejtor i Policisë së Dibrës, nga Tepelena

– Lorenc Shehu, Drejtor i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, nga Tepelena

– Bujar Ahmetaj, Shefi i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, nga Tepelena

– Sokol Boçari, Shef i Forcave Speciale, RENEA, nga Tepelena

– Ermal Milori, Drejtor i Policisë Kufitare të Rinasit, nga Tepelena

– Gëzim Zhupa, Drejtor i Policisë Kufitare të Vlorës, nga Tepelena

– Arben Skëndo, Drejtor i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, nga Tepelena – ka jetuar në Kuçovë

– Qerim Aliaj, Drejtori i Kufirit të Shkodrës, nga Tepelena

– Arjan Ferri, Drejtor i Kufirit në Gjirokasër, nga Tepelena

– Sokol Çela, Drejtor i Kufirit të Durrësit, nga Tepelena

– Ermal Lila, Shefi i Komisariatit të Policisë së Sarandës, nga Tepelena

– Zenel Bejko, Shefi i Komisariatit të Ballshit, nga Tepelena

– Haki Hasanbega, Shefi i Komisariatit të Tepelenës, nga Tepelena

– Babush Hasajan, Shefi i Komisariatit të Urës Vajgurore, nga Tepelena

Po nga Tepelena janë edhe disa drejtues të tjerë në nivele të larta në policinë e Tiranës dhe në rrethe. Më poshtë edhe lista e publikuar nga PD, e cila përmban vetëm postet që drejtohen nga persona nga Tepelena dhe jo emrat e tyre.

LISTA E PD E PUBLIKUAR NË 2014

Në Ministrinë e Brendshme

Ministri i Brendshëm nga Tepelena

Zv.ministri nga Kurveleshi

Sekretari i Përgjithshëm nga Kurveleshi

Drejtori i Kabinetit nga Tepelena

Drejtori i SHKB nga Tepelena

Drejtori i Parkut të Automjeteve nga Tepelena

Zëdhënësi nga Tepelena

Sekretarja nga Tepelena

Truproja nga Tepelena

Komandanti i Gardës nga Tepelena

Zv.komandati i Gardës nga Tepelena

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nga Tepelena

Zv.drejtori nga Kurveleshi

Shefi i sektorit të mbrojtjes së dëshmitarëve nga Tepelena

Shefi i sektorit në Drejtorinë e Policisë Rrugore nga Tepelena

Në drejtorinë e Tiranës

Drejtori i Qarkullimit nga Tepelena

Shefi i Komisariatit të Kavajës nga Tepelena

Në Durrës

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Komisariatit nga Tepelena

Shefi i Komisariatit të Shijakut nga Tepelena

Shefi i Qarkullimit nga Kurveleshi

Shefi i Krimit Ekonomik nga Kurveleshi

Në Fier

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Komisariatit nga Kurveleshi

Në Vlorë

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Komisariatit të Sarandës nga Tepelena

Shefi i Qarkullimit në Vlorë nga Kurveleshi

Në Gjirokastër

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Qarkullimit nga Tepelena

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura