E përdorim çdo ditë, por ja çfarë duhet të dini për maskën që mbani në fytyrë. Këshilla me rëndësi

Apr 4, 2020 | 14:16
SHPËRNDAJE

maska ishp

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa këshilla me rëndësi në këtë periudhë për qytetarët, se si duhet të veprojnë për të vendosur dhe hequr maskën.

Ajo çfarë duhet të keni parasysh është si më poshtë:

Përpara se të vendosni maskën, lani duart tuaja me sapun ? dhe ujë ose me një solucion me bazë alkooli. ?
➢ Mbuloni gojën dhe hundën me maskë, duke u siguruar që të përshtatet mirë me fytyrën tuaj.
➢ Mos e prekni maskën gjatë vendosjes- nëse e prekni, lani duart.
➢ Kur maska laget ? apo zbutet nga lagështira, zëvendësojeni atë me një të re dhe mos e përdorni përsëri; në fakt ato janë maska me një përdorim.
➢ Hiqeni maskën duke e kapur atë nga llastiku dhe mos prekni pjesën e përparme të maskës.
➢ Hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur dhe lani duart. ?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura