E përdhunoi motrën te shtëpia e të fejuarit, dalin detajet e rënda. Pas denoncimit plas debati në familje, ndahen në dy grupe

Dec 6, 2019 | 17:12
SHPËRNDAJE

MAJLINDA RAMA/ Marrëdhënie seksuale me vajzën e njerkës, arrestohet 19-vjeçari. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec të Fierit.policia fier

Në fshatin Suk, një djalë 19 vjeç, me iniciale S.S., akuzohet se ka përdhunuar një vajzë tri vite më të vogël. Mësohet se ngjarja është shënuar ditën e martë, më 3 dhjetor, ndërkohë që denoncimi është bërë një ditë më parë. Vajza e abuzuar seksualisht është 16 vjeçe. Ajo është paraqitur personalisht në Polici, duke bërë kallëzim për autorin.

Kjo bëri që gjatë së mërkurës të bëhet arrestimi i 19-vjeçarit, nën akuzën e veprës penale “Marrëdhënie seksuale me persona në gjini”. Për shkak të natyrës delikate të çështjes, rrethanat e kësaj ngjarjeje nuk bëhen me dije nga burimet zyrtare, por të afërm tregojnë se ngjarja ka ndodhur në një familje me pesë fëmijë, të cilët janë rezultat i dy martesave të ndryshme.

Fillimisht u aludua se të dy ishin motër e vëlla, pasi jetonin në një shtëpi, por më pas u konfirmua se autori i ngjarjes së rëndë nuk e ka motër gjaku 16-vjeçaren. Njerka e ka sjellë me vete vajzën, të cilën e kishte nga martesa e mëparshme, ndërsa djali ishte fryt i një martese të mëparshme të kryefamiljarit. Burimet konfidenciale tregojnë se i riu S. Sako dyshohet se më datë 3 dhjetor ka kryer marrëdhënie seksuale me të motrën 16- vjeçare. Të dy të rinjtë kanë shkuar së bashku pranë shtëpisë së të fejuarit të vajzës, në të njëjtin fshat ku edhe banojnë.

Burimet thonë se banesa ka qenë e pabanueshme, pasi familjarët e të fejuarit dhe djali vetë jetojnë në emigracion. Në atë shtëpi dyshohet të ketë ndodhur dhe akti i përdhunimit. Sipas dëshmisë së vajzës, djali i ka kërkuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale, por ajo nuk ka pranuar dhe kjo ka sjellë debate mes tyre.

Nga ana tjetër, burime nga të afërm të të rinjve thonë se të dy kanë pasur një raport të ndërsjellë simpatie, çka vë në dyshim se të rinjtë mund të kenë pasur ndonjë lidhje emocionale, më herët mes njëri-tjetrit.

Vajza ka treguar se megjithëse ajo nuk ka pranuar, 19-vjeçari ka arritur që të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë. Pas kësaj, ata të dy kanë pastruar barërat e kopshtit që ishte afër shtëpisë së të fejuarit dhe pas një ore janë kthyer të dy në shtëpi. Mësohet se vajza ka kërkuar vetë që të bëjë denoncim dhe i është drejtuar Policisë, duke treguar rrethanat e ngjarjes.

Policia ka bërë menjëherë arrestimin e 19-vjeçarit në banesën e tyre si dhe kanë marrë në pyetje familjarë të tjerë, të cilët duket se janë ndarë në dy grupe, çka ka shkaktuar edhe debat mes familjes Sako.

Prokuroria e Fierit ka nisur hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që ndaj 19-vjeçarit rëndon vepra penale “Marrëdhënie seksuale me persona në gjini”. Familja Sako mësohet se ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike dhe trajtohet me ndihmë sociale nga bashkia.

Në fshat si babai kryefamiljar, ashtu edhe 19-vjeçari S. Sako, njihen si përdorues të rregullt të alkoolit. Pritet që vajza e dhunuar seksualisht të rimerret në pyetje nga psikologia për të mësuar më shumë mbi atë që ka ndodhur si dhe marrja në pyetje e të akuzuarit nga oficerët e Policisë Gjyqësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura