E pazakontë/ Shqiptari i shkakton vdekjen pacientit grek të intubuar, e shqetësonte me…

Apr 8, 2021 | 17:44
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një spital në Greqi ku një 60 vjeçar shqiptar i ka hequr aparatin e frymëmarrjes së një 76 vjeçari grek, i cili për pasojë ka humbur jetën.

diasolinomenos-arthro

Viktima ishte i intubuar dhe sipas mjekëve gjendja shëndetësore e kishte përmirësuar ndjeshëm ditët e fundit.

Mjekët dhe infermierët e befasuar ku zbuluan se kabllot e makinerisë së furnizimit me oksigjen ishin dëmtuar, ndërsa sistemi i alarmit të pajisjes ishte aktivizuar. Ata menjëherë njoftuan autoritetet e policisë për të hetuar mundësinë e veprimtarisë kriminale, pasi gjithçka tregonte se një dorë njerëzore shkaktoi vdekjen e të moshuarit.

Pas një hetimi nga policia në spital, rezultoi se një pacient 60-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili po kurohej në shtratin tjetër ishte përgjegjës për incidentin.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari, i cili dyshohet se vuan nga çrregullimi bipolar, hoqi nga priza makinerinë e furnizimit me oksigjen sepse ishte i shqetësuar nga zhurma që shkaktoi.

Askush nuk e kishte imagjinuar të shkonte deri në pikën ekstreme të heqjes së ventilatorit nga priza, çmontimin e tubit të furnizimit me oksigjen dhe kthimin e ekranit me kokë poshtë.

Ka qenë gjetja e gjurmëve të gishtave në ventilator ajo që ka zbardhur të vërtetën rreth ngjarjes.

Rreth orës 23:00 të datës 7.4.2021, në repartin 235, të klinikës patologjike të spitalit të Kryqit të Kuq , ku trajtoheshin pacientët me sëmundje të arterieve koronare: S.E i lindur në 1944 i cili ishte intubuar dhe një shtetas shqiptar me iniciale M.S i lindur në 1961, i cili nuk ishte intubuar, hoqi aparatin e frymëmarrjes të S.E. Ata nuk arritën ta kthejnë atë dhe në orën 00:12 vdekja e tij u konfirmua”, citon “Protothema” raportin e policisë greke. Autoritetet nuk e kanë arrestuar pasi ai po trajtohet për koronavirus.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura