E pazakontë, pasi u shërua nga koronavirusi, gruaja rezulton për herë të dytë pozitive

Feb 27, 2020 | 13:22
SHPËRNDAJE

Një grua që punon si guidë turistike në Japoni është personi i parë që ka rezultuar dy herë pozitive për koronavirusin.

40-vjeçarja po udhëtonte me një autobus me turistë nga Wuhan, epiqendra e shpërthimit, në janar.

Ajo u konfirmua për herë të parë me koronavirus në 29 janar.

Gruaja rezultoi negative për virusin më 6 shkurt pasi doli nga spitali, megjithëse kishte ende kollë.

Megjithatë, ajo rezultoi sërish pozitive për virusin për herë të dytë.

40-vjeçarja është personi i parë në Japoni dhe një nga shumë pak në të gjithë botën që rezulton dy herë me koronavirus, mes shqetësimeve në rritje për përhapjen e infeksionit.

Një javë pasi doli nga spitali nuk kishte simptoma, por u vizitua tek mjeku më 21 shkurt sepse kishte dhimbje fyti dhe kraharori.

Të mërkurën, ajo rezultoi pozitive për koronavirusin për herë të dytë, thanë zyrtarët në Osaka.

Gjithashtu edhe shoferi i autobusit, që transportonte turistët, rezultoi pozitiv për virusin.

Të paktën 186 njerëz në Japoni deri më tani janë kontraktuar me virusin dhe 3 persona kanë vdekur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura