E pazakontë në Turqi/ Ndalohet qethja ‘stil amerikan’ në qytetin e Samsunit

Oct 12, 2017 | 9:38
SHPËRNDAJE

Kryetari i Dhomës së Berberëve të Samsunit në Turqi, Zabit Piran ka urdhëruar berberët e qytetit që të aplikojnë qethje “stil amerikan”. Arsyetimi ishte pezullimi i vizave për qytetarët turq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

kreu i dhomes se berbereve

Presidenti i Dhomës së Berberëve të qytetit të Samsunit, Zabit Piran deklaraoi për IHA:

“Ne u kemi ndaluar qethjen në “stil amerikan” berberëve tanë në mbështetje të Presidentit Erdogan dhe vendit tonë. Asnjë berber në Samsun nuk do të qethë më duke bërë mrrotullimin e stilit amerikan. Tashmë u kam përcjellë udhëzimet e nevojshme të gjithë miqve të mi berberë që janë regjistruar në Dhomën e Berberëve të qytetit. Nga sot stilet e qethjes do të jenë të përshtatshme për zakonet, dhe në përputhje me traditat tona. Nuk do të ketë më qethje në “stil amerikan”, por vetëm qethje në ‘stil turk’.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura