E pazakontë/ Irakenia “kthehet” në mashkull, arsyeja do tju habisë

Feb 22, 2018 | 20:10
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e pazakontë dhe tepër impresionuese ka ndodhur në Iran ku një grua është maskuar si burrë për të parë ndeshjen e futbollit në stadium.

Në Iran ndalohet me ligj frekuentimi i stadiumeve nga femrat, por kjo tifoze ka vendosur që të sakrifikojë.

326407_m

Zahra Khoshnavaz preu flokët, veshi rroba të gjera dhe mori një mjekër false dhe shkoi në stadiumin e Persepolis.

Tifozja tashmë ka marrë pjesë në dy ndeshje e maskuar dhe thotë se ka planifikuar të shkojë përsëri, por e di shumë mirë se veprimi i saj mund të jetë fatal, sepse fotot e saj e maskuar janë shpërndarë pafundësisht në rrjetet sociale.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura