E pazakontë/ I vetëdijshëm se ishte i infektuar me COVID-19, trajneri i njohur ndjek sfidën nga… pankina

Mar 30, 2022 | 15:00
SHPËRNDAJE

Një veprim i pazakontë për trajnerin e Holandës, Luis Van Gal. Trajneri i “portokallinjve” është prezantuar në konferencën për shtyp pas ndeshjes ndaj Gjermanisë, e cila përfundoi në barazim 1-1 pozitiv me COVID-19 duke e pranuar dhe duke thënë:

van gal

“Mos m’u afroni, jam pozitiv me COVID-19”.

Van Gal megjithëse ishte ende pozitiv, ku testi i fundit ishte kryer të hënën, ai u shfaq rregullisht në stadium dhe u ul në pankinë, duke përqafuar lojtarët dhe kundërshtarët e tij pa përdorur as maskë dhe distancimin social.

Tekniku 70-vjeçar i arsyetoi veprimet e tij në këtë mënyrë:

“Doktori më tha se janë vetëm mbetje të virusit, të cilat me testin PCR gjenden edhe për një kohë më të gjatë. Para ndeshjes i’u nënshtrova = testi të shpejë anti-COVID dhe rezultoi negativ”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura