Paparaci në Kuvend/ Kush është deputeti i PS-së që i rikthen buzëqeshjen Berishës?

Dec 5, 2016 | 15:42
SHPËRNDAJE

Jemi mesuar te shohim Berishen ne Kuvend qe kur del ne foltore, akuzon e kritikon cdo scoialist qe e ‘ngacmon’ nga vendi. Por kurioziteti me i madh eshte te shihet se cfare ben ai jashte dyerve te Kuvendit. 

Paparaci i Panorama e ka kapur kete te enjte duke folur, madje shume i buzeqeshur, me mjekun deputet te PS-se, Ylli Zecishti. 

E pazakontë, Berisha ndalon të flasë me një deputet të maxhorancës

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndër të rrallët deputetë të opozitës, i cili, siç është i ashpër në sallën e Parlamentit me maxhorancën, po të njëjtin standard mban edhe kur e lë atë sallë, duke qenë kështu deri në fund, në koherencë me veprimet e tij, kudo që të ndodhet. Sa herë e kemi parë duke hyrë ose duke dalë nga salla e Parlamentit, ai shoqërohet nga truproja e tij dhe shpesh edhe nga kolegët e tij të Partisë Demokratike.

p7Nëse ka kaluar afër deputetëve të maxhorancës, ai ka qëndruar serioz dhe nuk u ka folur, aq më pak të ndalojë. Por këtë enjte ka ndodhur diçka e pazakontë. Berisha ka ndaluar te dera e Parlamentit, aty ku po qëndronte deputeti i Partisë Socialiste, Ylli Ziçishti.

p3Ndoshta të qenët të dy mjekë, e ka tejkaluar murin e të qenët në politikë në llogore të ndryshme, dhe në këtë mënyrë ata duket se ruajnë raportet e ish-kolegëve të spitalit.

Ministrat e Ramës e dëgjojnë të shtangur Genc Rulin

Genc Ruli, disa herë ministër në qeveritë e ish-kryeministrit Berisha, tani në opozitë është thjesht një deputet. Por mbase për shkak të eksperiencës së gjatë si pjesë e politikës dhe e qeverisjes, Genci shihet si një aset edhe për maxhorancën.

p4Ruli është një nga ata deputetë të moderuar të opozitës, i cili shfaqet jo rrallë duke folur me të majtët. Si në këtë foto të sjellë këtë enjte nga paparaci ynë, ku siç e shihni tek oborri i Parlamentit, Ruli po bisedon me ministrin e Pushtetit Lokal, Bled Çuçi, ministren e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni dhe deputeten socialiste, Vasilika Hysi. Që të tre të majtët po e dëgjojnë gjithë vëmendje Rulin e të djathtëve. Kushedi se çfarë u thotë?!

Kryetarët e partive të vogla marrin forcë kur qëndrojnë bashkë

Nuk është më një risi që deputeti dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka shoqërohet me kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Ndërkohë, me të dy këta, është parë shpesh të shoqërohet Ben Blushi, i cili ka shpallur partinë e tij, LIBRA, pak javë më parë.

p5Këta janë përfaqësues të partive të vogla, të cilët ligji elektoral nuk i favorizon shumë. Fakti që rrinë bashkë, mbase lidhet me problemin që ata janë në të njëtin hall para zgjedhjeve të vitit 2017. Me kë do të bëjnë aleancë, sa deputetë do të kenë në legjislacionin e ardhshëm? Sa interesante do të ishte të mësonim mbi bisedat e tyre!

Përparimi në shërbim të Baba Takut

Deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, mbase nuk do të ishte një emër kaq i njohur, nëse pak javë më parë nuk do të shpallte kandidaturën e tij përballë kryetarit aktual dhe të rizgjedhur Ilir Meta, për postin e kryetarit të kësaj partie.

p1Natyrisht, për të gjithë kjo ishte një garë formale, pasi dihej fituesi, ndërkohë Përparim Spahiu, i cili nuk ka ndonjë protagonizëm të madh në Parlament, vijon punën e tij si i zgjedhur i popullit. Por ajo që na bën përshtypje është fakti se ai gjithnjë shihet në shoqërinë e deputetit tjetër të LSI-së, Spartak Braho.

p2Madje, ai i shërben atij sikur ta kishte truprojë, që nga hapja e derës e deri te mbajtja për krahu deri në sallë. Një veprim shumë dinjitoz që një koleg bën për një tjetër koleg, sidomos kur ky i fundit është me probleme shëndetësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura