E pazakontë/ Baba i 50 fëmijëve dhe i kërkuar nga Interpoli si narko-trafikant, zv.presidenti i shtetit debuton në futbollin profesionist në moshën… 60 vjeç (FOTO+VIDEO)

Sep 22, 2021 | 10:57
SHPËRNDAJE

E pazakontë ajo që ka ndodhur në futbollin e Surinamit. Zëvendëspresidenti i Surinamit, Roni Brunsvajk ka debutuar në futbollin profesionist në moshën 60-vjeçare.

BRUNSVAJK

Brunsvajk ka luajtur për skuadrën që ka në pronësi Inter Moegotapo si kapiten i skuadrës ndaj Olimpia të Hondurasit, sfidë e humbur me rezultatin 0-6, e vlefshme për kompeticionin e CONCAF-it.

Ai ka lindur në 7 mars 1961 dhe u aktivizua për 54 minuta ku në fushën e blertë ishte dhe djali i tij. Damian Brunsvajk. Vlen të theksohet se Brunsvajk nuk do ta luajë ndeshjen e kthimit në Honduras për arsye se nuk mund të largohet nga shteti i tij Surinami sepse kërkohet nga Interpoli si narko-trafikant.

Babai i 50 fëmijëve, grabitës banke në rininë e tij , pronar i një miniere ari, dhe tani edhe një futbollist profesionist për të përfunduar kurrikulën e tij të një personazhi të denjë për studim.

Zv.presidenti i Surinamit debuton ne futbollin profesionist on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura