E paralajmëruar të niste në fillim të pranverës, Vladimir Putin: Kundërofensiva e Ukrainës ka filluar

Jun 9, 2023 | 20:12
SHPËRNDAJE

Presidenti Rusisë, Vladimir Putin, tha se kundër-ofensiva e Ukrainës ka filluar.

putin

Mediat e huaja bëjnë me dije se Putin është shprehur se çdo përpjekje për avancimin e trupave të Ukrainës ka dështuar deri më tani, duke u përballur edhe me kosto të rënda në viktima.

Ai shtoi se Kievi ende ruan potencialin e tij sulmues she sipas tij përben një rrezik për trupat ruse në Ukrainë.

“Çdo përpjekje për avancim ka dështuar, me një kosto të rëndë në viktima, por Kievi ende ruan ‘potencialin e tij sulmues’”, tha presidenti.

Pretendimet e Rusisë janë që nga fillimi i javës, ndërsa Ukraina ka thënë se fillimi i kundërofensivës nuk do të shpallet.

Forcat ukrainase sulmuan trupat ruse katër herë me dy batalione të mbështetur nga tanke në jug të Velyka Novosilka në Donetsk, por u shtynë prapa, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

Ai gjithashtu tha se forcat ruse zmbrapsën dy sulme në jug të qytetit të Orikhiv në rajonin e Zaporizhzhia.

“Të gjitha përpjekjet kundërsulmuese të bëra deri më tani kanë dështuar. Por trupat e regjimit të Kievit ruajnë ende potencialin sulmues”, tha Putin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura