E paralajmëroi “Panorama Sport”, Partizani arrin akordin me trajnerin e ri. Ja kush do të jetë “timonieri” i të kuqve

Jan 2, 2020 | 21:54
SHPËRNDAJE

Adolfo Selmani pritet të jetë trajneri i ri i Partizanit që do të zëvendësojë Franko Lerdën e shkarkuar nga presidenti Demi. “Panorama Sport” e ka paralajmëruar prej ditësh rikthimin e 54-vjeçarit në stolin e kuq, ndërkohë që ditën e sotme është arritur dhe akordi paraprak mes palëve.

Sormani vs Kukesi

Mësohet se pas disa orësh bisedimesh, në një takim ku ka qenë i pranishëm edhe vetë Sormani, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, teksa pritet vetëm zyrtarizimi. Kujtomë që Partizani do të niset drejt Antalias për mini-fazën përgatitore në datën 4 janar.

Sormani-4-653x420

Në datën 31 dhjetor, Sormani dha një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport” në lidhje me zërat për rikthimin te Partizani, teksa u shpreh duke thënë: “E vetmja gjë që mund të thoja tani është se do të më pëlqente të isha kandidat. Do të ishte një nder për mua. Në lidhje me këtë gjë, deri tani nuk ka asgjë më shumë se kaq”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura