“E para kushton jetë njerëzish, e dyta…”, Meta flet për dy prioritetet kryesore: Çdo tension artificial që shmang vëmendjen, përgjegjësi mjaft serioze

Jul 6, 2020 | 13:28
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një komunikim për mediat u shpreh se marrja e masave rigoroze për përballimin e pandemisë nuk duhet nënvlerësuar, pasi mund të kthehet në një kërcënim të madh për vendin.

Kreu  i Shtetit theksoi se shmangia nga prioritetet kryesore që do frenonin përhapjen e COVID-19 do të ishte përgjegjësi mjaft serioze, pasi “e para kushton jetë njerëzish dhe e dyta i kushton vendit për realizimin e ëndrrës së përbashkët të shqiptarëve”.

Të mos nënvleftësojmë marrjen e masave edhe më rigoroze për përballimin e pandemisë, pasi mund të kthehet në kërcënim edhe më të madh në ditët që vijnë dhe për t’u angazhuar të gjithë për plotësimin e kushteve për anëtarësim në BE. Presidenca gjermane është mundësi e rëndësishme për ne që gjatë 6 muajve të ecim para të tregojmë vullnet e vendosmëri për përballimin e kushteve dhe çdo tension artificial që shmang vëmendjen nga këto prioritete do të ishte përgjegjësi mjaft serioze, e para kushton jetë njerëzish dhe e dyta i kushton vendit për realizimin e ëndrrës së përbashkët të shqiptarëve”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura