E papritura e merkatos, ylli shqiptar i Maqedonisë së Veriut lë “Të Çmendurin” për Arabinë Saudite

Jul 30, 2021 | 22:52
SHPËRNDAJE

Merkato e futbollisteve ka regjistruar sot një lëvizje të papritur. Ezgjan Alioski, pasi i dha lamtumirën Lidsit ku për tre vite u klthye në yll duke luajtur në nivelet më të larta edhe në Premier Ligë nën drejtimin e Marcelo Bielsës, ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

alioski

Alioski, një nga yjet e Maqedonisë së Veriut, ishte kthyer në një futbollist shumë të vlerësuar në Angli, pasi “El Loco” (“I çmenduri”, siç ka nofkën tekniku argjentinas), e ktheu nga një sulmues, në një mbrojtës krahu shumë efikas ofensiv.

Megjithatë, marrëveshja e tij me Lidsin u mbyll dhe Alioski zgjodhi që të mos vazhdonte më në radhët e anglezëve. Pritej që destinacioni i tij të ishte në një tjetër kampionat elitar, por ai i ka çuditur të gjithë duke zgjedhur një destinacion të pazakontë duke llogaritur formën e tij, Arabinë Saudite.

Klubi i Al Ahli ka bërë të ditur se ka firmosur me lojtarin një kontratë deri në vitin 2023, duke e bërë pjesë të projektit të ri të këtij klubi. Një zgjedhje e pazakontë, e cila pritet të shihet se sa do të ndikojë edhe në karrierën me përfaqësuesen të 29-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura