E papritura e madhe! Rishfaqet ish-pronari i Milanit dhe i kërkon një dëmshpërblim stratosferik

Apr 27, 2022 | 22:49
SHPËRNDAJE

Në ditët kur Milani është shumë pranë ndërrimit të pronarëve, duke kaluar nga fondi “Elliot” te ai “investcorp”, vjen e papritura e madhe. Janghong Li është rishfaqur përsëri dhe kërkon miliona nga kuqezinjtë!

Berluskoni me kinezin

“Il Sole 24 Ore” ka mësuar se ish-pronari i Milanit, i cili e bleu atë nga Silvio Berluskoni, ka hapur një çështje gjyqësore dhe kërkon një dëmshpërblim stratosferik. Sipas asaj që mësohet, ky dëmshpërblim kap shifrën 320 milionë euro, që është shuma e cila do të jetë “plusvalenca” e Elliot nga blerja, administrimi dhe shitja e Milanit brenda këtyre viteve.

Biznesmeni kinez, bleu Milanin dhe pastaj u zhduk, pasi nuk ia doli të paguante një hua që kishte marrë nga fondi “Elliot”, duke i dorëzuar këtij të fundit sipas kontratës pronësinë e klubit. “Elliot” asokohe financoi rreth 300 milionë euro në procesin e blerjes së kuqezinjve dhe Li nuk arriti të shlyente në kohë këto detyrime pavarësisht disa shtyrjeve të afateve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura