E papritur! Trump paralajmëron: Do vendosim sanksionet më të mëdha ndonjëherë ndaj…

Feb 24, 2018 | 8:48
SHPËRNDAJE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se do të vendosë pakon më të “madhe” të sanksioneve, kundrejt programit bërthamor të Koresë Veriore, që do të godasin mbi 50 “anije, kompani të transportit dhe biznese tregtare, që po ndihmojnë Korenë e Veriut të shmangë sanksionet”.

74B09F1B-816A-429F-BECF-60D9C39E14EA_cx0_cy4_cw0_w1023_r1_s

Trump pritet t’i bëjë publike këto masa gjatë një fjalimi që do të mbajë sot, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

“Ju njoftoj se ne do të lancojmë sanksionet më të mëdha ndonjëherë ndaj regjimit të Koresë së Veriut”, thuhet në një fragment të fjalimit të presidentit.

Në këtë fjalim, që Trump pritet ta mbajë më vonë gjatë ditës, thuhet gjithashtu se Departamenti amerikan i Thesarit, është i vendosur që të ndërmarrë veprime për të ulur edhe më tej burimet e karburantit dhe të të ardhurave që Phenjani përdorë për të mbështetur programin e tij bërthamor dhe ushtarak.

Njoftimet për sanksionet e reja vijnë në kohën kur në Korenë e Jugut janë duke u zhvilluar Lojërat Olimpike Dimërore, një ngjarje kjo të cilin Seuli dhe Phenjani e kanë përdorur në përpjekje për të rifilluar bisedimet.

REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura