E PAPRITUR/ Të gjithë thonë se do të largohet drejt Gjermanisë, Arteta i bën “dhuratën” e parë për 2020 Granit Xhakës

Jan 1, 2020 | 21:10
SHPËRNDAJE

Trajner i Arsenalit Mikel Arteta i ka befasuar të gjithë duke hedhur në fushë që nga minuta e parë Granit Xhakën në superpërballjen ndaj Mançester Junajtid.

arteta-xhaka-261219
Spanjolli ka vendosur t’i besojë 27-vjeçart të Zvicrës, ndërsa nga ana tjetër mediat e huaja raportojnë se Xhaka është gjithmonë e më pranë kthimit në Gjermani, por me skuadrën e Hertës së Berlinit.
Paraqitja e sotme e futbollistit shqiptar ndaj “Djajve të Kuq” pritet të vendosë dhe fatin e tij te “Topçinjtë” pasi prej muajsh të tërë është kritikuar për marrëdhënien e nderë me tifozët londinezë.

Edhe Mesut Ozil, ylli gjerman i Arsenalit do të aktivizohet si titullar në sfidën emocionuese ndaj Mançester Junajtid. Lojtari gjerman është përfolur se do të largohej gjatë janarit për të njëjat rrethana si Xhaka.

skysports-arsenal-mesut-ozil_4876898

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura