E papritur! Mozzik dhe Era Istrefi anulojnë këngën që njoftuan pak ditë më parë. Çfarë ndodhi mes tyre?

Aug 4, 2022 | 22:17
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Një tjetër raport duket se është prishur në showbizin shqiptar. Vetëm 6 ditë pasi njoftuan se kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim, Era Istrefi dhe Mozzik kanë anuluar bashkëpunimin e tyre.

mozzik

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë reperi përmes një statusi në Instagram ku nuk ka dhënë asnjë arsye pse.

“Projekti me Era Istrefin anulohet. Ju kërkoj falje të gjithëve për pritjen. Shihemi shumë shpejt me projekte të reja” shkruan Mozzik, teksa nga Era nuk ka ende asnjë reagim.

Dy artistët njoftuan fansat se do sjellin një bashkëpunim duke publikuar një foto në rrjetet sociale. Ndonëse nuk zbuluan asnjë detaj tjetër lidhur me datën e publikimit apo emrin e këngës, ata pyetën fansat nëse janë gati të ngrenë volumin duke nënkuptuar se po sjellin një këngë.

Dy artistët pozoinë të përqafuar me Erën që kishte veshur një crop-top me krahë të gjatë ngjyrë të kuqe dhe një palë xhinsa të shkurtëra. Mozzik nga ana tjetër shihet me një këmishë të bardhë dhe xhinsa me detaje qendisje ngyrë blu, të gjelbër dhe të kuqe.

Tashmë kjo foto është fshirë nga llogaritë e tyre në Instagram.

Kjo vjen pasi Mozzik prishi raportet me Noizyn dhe hoqi bashkëpunimin e tyre nga YouTube. Noizy  tha se e gjitha ka lidhje vetëm me çështje biznesi dhe moskorrektësi nga ana e Mozzik. Ai po ashtu përjashtoi kategorikisht që Loredana të ishte shkak i kësaj apo tëishte e gjitha marketing. Për çfarë moskorrektësia bëhet fjalë? Këtë nuk e tha.

“Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte.” -tha Noizy.

© Panorama.al

Te lidhura