E papritur, Juventusi i heq nga duart Milanit objektivin e merkatos për sulmin

Jul 26, 2021 | 22:04
SHPËRNDAJE

Lëvizje e papritur në merkato e Juventusit. Klubi bardhezi ka hyrë në garë dhe duket se ka kaluar në avantazh për të siguruar firmën e sulmuesit të ri brazilian Kaio Zhorzh, duke ia rrëmbyer nga duart Milanit.

83126874f54a1a338d914e64bf346c7f-04305-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

Ylli i ri i Santos ishte kthyer në objektivin kryesor të merkatos për Milanin, që prej kohësh negocion me klubin brazilian dhe futbollistin e tij për të siguruar firmën. Santosi ndërkohë do të dëshironte ta çonte te Benfika, pasi kishte akord me këtë klub për transferimin për 5 milionë euro.

Por në mënyrë të papritur, Juventusi ka hyrë në garë duke gjetur një akord direkt me përfaqësuesit e lojtarit. Kështu, bardhezinjtë kanë bërë edhe lëvizjen zyrtare duke i dërguar faks Santosit për ta lajmëruar për negociatat dhe tashmë pritet të gjejnë edhe një akord mes klubeve.

Një situatë e komplikuar, pro që sheh pikërisht Juventusin në “pole position” për firmën e futbollistit e me Milanin që do të duhet të bëjë një kundërofertë sa më shpejt, për të mos humbur mundësinë për të firmosur me 19-vjeçarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura