E PAPRITUR/ Ish-kapiteni i Interit lë futbollin në moshën 34-vjeçare

Sep 22, 2022 | 22:44
SHPËRNDAJE

Vendim i papritur! Andrea Ranokia ka vendosur t’i japë fund futbollit të luajtur. Pas largimit nga Monza për shkak të dëmtimit, ish-kapiteni zikaltër  vendosi të “varë këpucët në gozhdë”.

RANOKIA 1

Pak ditë pas largimit nga Monza, pas një dëmtimi që do ta mbante për disa kohë, mbrojtësi italian 34-vjeçar me përvojë deklaroi se e ka marrë vendimin për t’i thënë mjaft:

I blerë nga Monza në verë pas viteve të tij te Interi, skuadra me të cilën fitoi Scudetton në 2021, Ranokia pësoi një dëmtim të rëndë të fibulës në ndeshjen kundër Napolit, e para e luajtur me skuadrën e Berluskonit në kampionat.

RANOKIA

“I jam shumë mirënjohës Monzës që më dha këtë shans. Ata më besuan duke më ofruar mundësinë për t’u rikthyer në lojë.  Fatkeqësisht, në fillim të këtij sezoni, ndjesitë nuk ishin të mira. Për të shkuar përpara është sikur diçka të kishte vdekur.

Sigurisht që në fillim nuk doja ta pranoja, por ndjeva se nuk kishte më asgjë brenda meje. Më pas ishte ky dëmtim i keq që do të më mbante jashtë për muaj të tërë dhe e ndjeva se ishte e drejtë të mos tallesha me askënd.

Nuk kam asgjë më shumë për të dhënë për momentin. Ne u ndamë si miq dhe me shumë respekt. Tani po marr pak kohë, tani me të vërtetë nuk mendoj se do të kthehem në futboll. Nuk është absolutisht ajo që dua”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura